Benjamin Ajrulahi - Benny Bee , u lind në Shkupin e Maqedonisë së Veriut më 13 mars 1991 , që në moshën 7 vjeçare filloi të luante në violonçel , të cilën më pas e studioi deri në vitin 2009 . Ka studiuar si Inxhinier i zërit ne Köln te Gjermanis deri në vitin 2017. Ai ka punuar me disa Major Labels si On Records nga viti 2013 deri në 2018 si producent dhe autor këngësh. Ka punuar me shumë artistë të mëdhenj si: Mozzik, Tayna, Nora Istrefi, Kida, Fero, Zzapnchriss, Ledri Vula, Adrian Gaxha, Florian Beqiri, Ronela Hajati, Milot, Greta Koci, Teuta Selimi, Robb Daddy, Marco Tolo, Toniia etj., që këngët e tyre u bënë ndërkombëtare. Poashtu punoi si producent dhe inxhinier i zërit në Brick Records dhe Jukebox Group, bashkëpunoi me një producent të Sony And Bmg Music Berlin, Marco Tolo, kata prodhuan këngën e tyre "NAMATE" që u bë një hit i madh në Ballkan. Aktualisht punon në një studio muzikore të quajtur Nautilus Entertainment, ai punon atje si këngëtar Producer kantautor dhe inxhinier tingulli, së bashku me një producent të talentuar dhe të famshëm shqiptar të quajtur prod.lennox kanë nxjerrë shumë këngë dhe remixe kopertinash që po pëlqehen dhe dëgjohen nga audienca Ballkanike.